Kush është punonjësi 28-vjeçari që u rrëzua nga kati i 9-të i pallatit në ndërtim

Shqipëria

Kush është punonjësi 28-vjeçari që u rrëzua nga kati i 9-të i pallatit në ndërtim

Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:48
I riu mësohet se ishte punonjës në firmën që po merrej me ndërtimin e objektit.

28 vjeçari Emiljano Frroku është i riu i cili humbi tragjikisht jetën mëngjesin e kësaj të enjteje, duke u rrëzuar aksidentalisht nga kati i 9-të i një pallati në ndërtim në zonën e Shëngjinit.

I riu mësohet se ishte punonjës në firmën që po merrej me ndërtimin e objektit.

Konfederata e sindikatave të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me rastin, ku ka thënë se shkak i aksidentit dyshohet të jetë mosrespektimi i kushteve të sigurisë teknike në punë nga ana e kompanisë ndërtimit.

“KSSH së pari i shpreh ngushëllime familjes Frroku për humbjen e rëndë.

KSSH i kërkon inspektoriatit të punës të zgjodhet  nga gjumi dimëror dhe të ushtrojë kontrolle në mbarë kantieret e punës në Shqipëri.

Aksidentet në punë po shkaktojnë një bilanc lufte, ndaj KSSH kërkon të merren masa urgjente”, thuhet në reagimin e KSSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat