Gazetarja: Pagat e kamarierëve në Sarandë janë mbi 1 mijë euro

Shqipëria

Gazetarja: Pagat e kamarierëve në Sarandë janë mbi 1 mijë euro

Më: 9 maj 2024 Në ora: 13:00
Foto ilustrim

Edhe pse disa qytetare e kane nisur plazhin, një nga sfidat kryesore me të cilën vijojnë të përballen bizneset edhe në fillim të sezonit të ri turistik është pikërisht mungesa e fuqisë punëtore. Duket se kjo ka ndikuar te shtimi i kostove, që është reflektuar te çmimet e restoranteve.

Sipas një përllogaritje nga Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, çmimet në restorantet e jugut janë rritur mesatarisht 10 deri në 20%.

Gazetarja e Euronews Albania, Anxhela Lushka tregoi në një lidhje me emisionin GoodMorning Albanians në se kamarierët në Sarandë paguhen mbi 1 mijë euro.

“Është viti i tretë apo i katërt që subjektet po përballen me krizën e punëtorëve. Kanë ndikuar 2 faktorë; emigracioni dhe rritja e kapaciteteve. Ka gjithnjë e më shumë prezencë e lartë turistike dhe qytetit i duhet forcë punëtore, zgjidhja është gjetur nga Tirana, Korça dhe Elbasani. Sipas operatorëve turistikë, është më e lehtë të gjesh në këto qytete punëtorë të kualifikuar në këtë periudhë.

Vitin e shkuar subjektet u detyruan të dyfishonin pagat për kamarierët, pasi u hasën me vështirësi në gjetjen e fuqisë punëtore. Rrogat e kamarierëve nuk janë në asnjë subjekt më të ulëta se 1 mijë euro”, tha gazetarja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat