“I sponsorizuar nga grupe mafioze dhe antishqiptare”, Vasili për pr.ligjin mbi Riprodhimin: Tentojnë të kthejnë Shqipërinë në një fermë uterusesh

Shqipëria

“I sponsorizuar nga grupe mafioze dhe antishqiptare”, Vasili për pr.ligjin mbi Riprodhimin: Tentojnë të kthejnë Shqipërinë në një fermë uterusesh

Më: 9 maj 2024 Në ora: 14:23
Petrit Vasili

Petrit Vasili, në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues.

Ai e quajti ligjin si antishqiptar ndërsa tha se synohet që vendi ynë të kthehet në fermë uterusesh.

Vasili: Ligji për riprodhimin, ligj i sponsorizuar nga grupe mafioze, ligj antikombëtar. Synojnë ta kthejnë Shqipërinë në fermë uterusi për të prodhuar foshnje. Pr.ligji është tentativë anti shqiptare dhe antifamilje për shpërbërjen e Shqipërisë.

Shkelet rëndë dinjiteti dhe të drejtat e gruas dhe fëmijët. Pjesa më vrastare është që ky ligj kërkon të zgjasë afatet e kryerjes së abortit, nga 12 në 14 javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat