“Nuk kemi moshë të dalim me tanga”, Meta për pr.ligjin për Riprodhimin: Gjaku i shqiptarit nuk është bërë ujë! Do të çuditen nga përgjigja që do të marrin

Shqipëria

“Nuk kemi moshë të dalim me tanga”, Meta për pr.ligjin për Riprodhimin: Gjaku i shqiptarit nuk është bërë ujë! Do të çuditen nga përgjigja që do të marrin

Më: 9 maj 2024 Në ora: 14:34
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp nga selia, foli në lidhje me projektligjin për shëndetin riprodhues.

Ai ka reaguar në lidhje me deklaratën e krerëve të komuniteteve fetare se nuk janë thirrur në një debat në lidhje me këtë çështje, duke u thënë të mos shqetësohen sepse populli shqiptar nuk do të lejojë miratimin e një ligji të tillë.

Meta tha se kushdo që përpiqet të kthejë vendin tonë në një fermë surrogacie do të çuditet nga përgjigje që do të marrë nga shqiptarët.

Ai ka lënë porosi për anëtarët e partisë që të jenë sa më aktivë në rrjetet sociale për të përçuar mesazhin dhe programin e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat