“Do ta hedhim në Lanë Internacionalen e Surrogatëve”, Meta: Do i dalim zot vendit! Shqipërië të ardhmen të sigurt në BE

Shqipëria

“Do ta hedhim në Lanë Internacionalen e Surrogatëve”, Meta: Do i dalim zot vendit! Shqipërië të ardhmen të sigurt në BE

Më: 9 maj 2024 Në ora: 14:35
Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kritikuar fuqishëm projekt-ligjin për shëndetin riprodhues, duke thënë se shkatërron familjen tradicionale shqiptare.

Meta theksoi se Internacionalja e Surrogatëve do të hidhet në Lanë nga shqiptarët. Ai tha se shqiptarët do i dalin zot vendit, duke shtuar se Shqipëria e ka të ardhmen të sigurt në BE.

Ilir Meta: Do ta hedhim në Lanë Internacionalen e Surrogatëve. Shqiptarët në Lanë do i hedhin të gjithë surrogatët. Nuk kemi ne vajza e gra këtu, ne i kemi për familjet shqiptare, për vendin tonë, për kombin tonë, që t’i dalim zot vendit.

Edhe zot vendit do i dalim dhe në BE do të integrohemi. RMV hodhi surrogatët në Vardar, ne do i hedhim në Lanë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat