“Jemi gati për të mundur Ramën”- Lëvizjet e “Rithemelimit”, Salianji: Figura të spikatura të japin kontributin ku ka më shumë nevojë. Opozita duhet…

Shqipëria

“Jemi gati për të mundur Ramën”- Lëvizjet e “Rithemelimit”, Salianji: Figura të spikatura të japin kontributin ku ka më shumë nevojë. Opozita duhet…

Më: 9 maj 2024 Në ora: 18:12
Ervin Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike të drejtuar nga “Rithemelimi”, Ervin Salianji, i ftuar në News24, komentoi lëvizjet për drejtuesit e qarqeve.

Ai tha se interesi i partive politike në momente të caktuara është që figurat e spikatura të japin kontributin e tyre, aty ku ka më shumë nevojë.

Salianji shtoi se PD është sot gati për betejë elektorale dhe për mundur Edi Ramën.

Salianji: Unë në zgjedhjet e fundit kam qenë drejtues politik në Kavajë dhe kemi arritur t’i kthejmë demokratëve atë bastion që nuk e kishim.

Sa i përket lëvizjeve të tjera, janë vendimmarrje që i takoj drejtuesve politik, kryetarit, kryesisë dhe këshillit kombëtar. Ajo që ju them është që PD brenda muajit qershor e mbyll organizimin në zgjedhjeve e degeve dhe plotësimin e strukturave dhe është e gatshme për betejë elektorale në cdo moment sa i takon aspekteve organizative. Ashtu sic eshte e  gatshme dhe do të vijë me prezantim të plotë të programit. Ne që sot jemi gati për ta mundur Ramën.

Interesi i partive politikeve është që figura të caktuara të japin kontributin e tyre aty  ku ka më shumë nevojë.

Përtej këtyre hapave, PD duhet të bëjë maksimumin të hapet më shumë drejt shoqërisë dhe padiskutim për t’i shqyer dyert drejt diasporës. Kemi kohë për ta bërë këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat