Tentoi të kalonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga i riu

Shqipëria

Tentoi të kalonte emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga i riu

Më: 10 maj 2024 Në ora: 13:01
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 32 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi tentoi të kalonte disa emigrantë të paligjshëm.

I riu Donald Haris u ndalua mëngjesin e së premtes në vendin e quajtur “Ura e Dragotit” me një furgon tip “Benz”, me 30 shtetas nga vendet e treta, të cilët po i çonte drejt Shkodrës.

Sipas policisë, ai do t’i ndihmonte më pas të kalonin ilegalisht kufirin kundrejt pagesës.

Në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i 32 vjeçarit, i cili dyshohet se mbikëqyrte rrugën ku kalonte furgoni, me qëllim shmangien e policisë. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat