Çfarë do të ndodhë me prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, përgjigjet ministri Manja: Të konkurrojnë në KLP ose…

Shqipëria

Çfarë do të ndodhë me prokurorët e SPAK pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, përgjigjet ministri Manja: Të konkurrojnë në KLP ose…

Më: 10 maj 2024 Në ora: 14:37
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka treguar se çfarë do të ndodhë me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme pas përfundimit të mandatit të tyre 9-vjeçar.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, Ulsi Manja u shpreh se nuk ka asnjë arsye pse prokurorët e SPAK të mos kenë të drejtë të rizgjidhen, por ministri theksoi se kjo i takon Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ta vendosur.

Gjithashtu, ministri Manja theksoi gjithashtu se statusi i tyre është i barasvlershme me atë të prokurorëve të Apelit.

Kemi ligjin për SPAK që e konsideron SPAK prokurori karriere të barasvlershme me Prokurorinë e Apelit, sepse kush konkurron për SPAK duhet të plotësojë kriteret që duhet për të shkuar prokuror në Apel”, deklaroi ai.

Ministri theksoi se ligji i statusit përcakton se prokurorët e posaçëm kanë të drejtën të kthehen në pozicionet ku ishin në ose në Apel.

Gjithashtu u shpreh duhet t’u jepet e drejta të konkurrojnë në KLP, “njëlloj si kandidatët e tjerë që duan të bëhen pjesë e kësaj strukture”.

Ulsi Manja: Drejtuesi i SPAK në raportimin e tij në KLP, ka kërkuar të qartësohet pozicioni i prokurorëve që ushtrojnë pozicionet në SPAK pas mbarimit të mandatit 9-vjeçar në këtë strukturë. Mandati i GJKKO s’ka të bëjë me asnjë lloj afati, edhe SPAK. E thënë qartë struktura është pa mandat të kufizuar, GJKKO dhe SPAK janë organe të themeluara sipas Kushtetutës. Prokurorët që punojnë në këtë strukturë sigurisht kanë mandate 9-vjeçar pa të drejtë rizgjedhje.

A kanë nevojë të qartësohet se ku do të shkojnë këta prokurorë pas 9 vitesh sepse ne u kemi kufizuar të drejtën që të rizgjidhen? Nëse doni mendimin tim, në fund të fundit nuk ka asnjë arsye, pse një trupë prokurorësh që akumulojnë një përvojë 9-vjeçare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar të mos u jepet e drejta të konkurrojnë në KLP, njëlloj si kandidatët e tjerë që duan të bëhen pjesë e kësaj strukture, padiskutim që po.

A duhet që të përfundim të mandatit të kenë garancinë për të shkuar në një pozicion ekuivalent me atë që kanë sot në nivel Apeli? Padiskutim që po, kemi ligjin për SPAK që e konsideron SPAK prokurori karriere të barasvlershme me Prokurorinë e Apelit, sepse kush konkurron për SPAK duhet të plotësojë kriteret që duhet për të shkuar prokuror në Apel, Në ligjin statusit thuhet se kryetari i Gjykatës së Lartë, gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Prokurori i Përgjithshëm dhe prokurorët e posaçme kanë të drejtën të kthehen në pozicionet ku ishin në ose në pozicion apeli.

Por me pëlqimin e tyre mund të kthehen edhe në pozicione të tjera, poshtë këtij niveli, mendoj se prokurorët të SPAK, s’ka arsye pse të mos kenë të drejtë të rizgjidhen nëse e çmon KLP dhe e dyta nuk duhet absolutisht të humbin nga garancitë juridike që i kanë fituar.

Nuk duhet të thuhet kanë të drejtë të kthehen në nivel apeli, ata janë sot prokurorë apeli në status dhe duhet të shkojnë në Apel ose në Prokurori të Përgjithshme. Ndërsa struktura e SPAK dh GJKKO janë organe Kushtetuese permanente të shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat