Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë: Dy ukrainaset u gjetën të vdekura nga shoqja e tyre në banesë

Shqipëria

Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë: Dy ukrainaset u gjetën të vdekura nga shoqja e tyre në banesë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 14:52
Foto ilustrim

Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.

Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje.

Organet  po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat