I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase - ja ç’ndodhi 2 ditë më parë

Shqipëria

I kërkuan farmacistes ilaçin “Xanax”, kur ajo refuzoi…! Detaje nga vdekja e dy shtetaseve ukrainase - ja ç’ndodhi 2 ditë më parë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e rëndë në kryeqytet ku dy shtetase ukrainase janë gjetur të pajeta në banesë nga shoqja e tyre e dhomës mesditën e sotme (10 Maj).

Mësohet se dy ditë më parë viktima, të cilat u identifikuan si 25 vjeçarja me iniciale A. K., dhe 40 vjeçarja me A. L., kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar ilaçin Xanax.

Por ajo ka refuzuar t’ua shesë dhe ukrainaset janë tensionuar duke e kafshuar farmacisten në dorë.

Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Dy ditë më pas, pra sot, vajzat u gjetën pa jetë në banesë nga shoqja e tyre e dhomës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat