Presidenti Begaj pret Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, Matthias Rößler

Shqipëria

Presidenti Begaj pret Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, Matthias Rößler

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:15
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Parlamentit të Landit të Saksonisë, Matthias Rößler.

Takimi u fokusua në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Të cilat u vlerësuan si të shkëlqyera, si dhe gjatë bisedës u theksua nevoja për intensifikimin dhe ngritjen e tyre në një nivel më të lartë.

Presidenti Begaj vlerësoi Matthias Rößler për mikpritjen dhe mundësinë e integrimit të shqiptarëve që jetojnë në Landin e Saksonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat