Vizita e Ramës në Greqi, gazetari Goro: Kryeministri shqiptar do mbrohet nga forca policie. Tensionet mes palëve do ulen

Shqipëria

Vizita e Ramës në Greqi, gazetari Goro: Kryeministri shqiptar do mbrohet nga forca policie. Tensionet mes palëve do ulen

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:40
Robert Gor

Gazetari Robert Goro, i ftuar në rubrikën Çështja e ditës nga moderatori Klevin Muka, ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Athinë.

Goro u shpreh se kryeministri Rama do të mbrohet në vizitën e tij në Greqi nga forca policie.

Ndër të tjera, Goro deklaroi se beson se raportet mes Tiranës dhe Athinës do të qetësohen, duke shtuar se Shqipëria ka interesa në Greqi, por edhe Greqia ka gjithashtu interesa në Shqipëri.

Robert Goro: Do të ketë forca policore që do të mbrojnë kryeministrin shqiptar Edi Rama. Reagimet e Athinës për Belerin sa vijnë dhe bien. Në lidhje me çështjen Beleri, duhet të presim sesi do të shkojë çështja. Raportet mes dy vendeve ndoshta mund të rregullohen me lirimin e Belerit. Është për të ardhur keq që marrëdhëniet shqiptaro-greke ndodhen në këtë nivel. Unë besoj se njëra palë do tërhiqet nga tensionet. Kjo sepse Shqipëria ka interesa në Greqi dhe Greqia ka gjithashtu interesa në Shqipëri. Sido që të jetë politika, njerëzit shkojnë dhe vijnë e ndaj qeveritë besoj se do të ulin tensionet në një moment. Shqiptarët në Greqi kanë problemin e pensioneve, por edhe patentet, është çështja e mësimit të shqipes në Greqi, çështje që kërkojnë zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat