Ambasadori i BE, Gonzato: Dhuna me bazë gjinore, pjesë e të gjithë gjërave që duhet të luftojmë

Shqipëria

Ambasadori i BE, Gonzato: Dhuna me bazë gjinore, pjesë e të gjithë gjërave që duhet të luftojmë

Më: 10 maj 2024 Në ora: 17:09
Silvio Gonzato

Teksa merrte pjesë në një aktivitet në kuadër të Javës së Europës, ambasadori i BE në Tiranë, Silvio Gonzato është ndalur të flasë për rëndësinë e barazisë gjinore.

Gonzato u shpreh se çështja e barazisë gjinore dhe lufta kundër dhunës me bazë gjinore është pjesë e të gjithë gjërave që ne duhet të luftojmë.

Ai theksoi se ka ende hendeqe që ekzistojnë sa i përket barazisë gjinore edhe në nivelet e larta, ndërsa shtoi se BE po lufton që të ndryshojë këto prirje edhe brenda Europës e jo vetëm në Ballkanin Perëndimor.

Çështja e barazisë gjinore dhe lufta kundër dhunës me bazë gjinore është pjesë e të gjithë gjërave që ne duhet të luftojmë. Ka hendeqe që ekzistojnë sa i përket barazisë gjinore edhe në nivelet e larta, apo ka edhe stereotipa. BE po lufton shumë që të luftojë këtë prirje brenda BE, nuk flas vetëm për situatën në Ballkanin Perëndimor. Kemi ndërmarrë hapa, por nuk mjafton vetëm legjislacioni.

Në datën 7 maj BE ka miratuar ligjin e parë për dhunën kundër grave që është në fakt një hap evolucion për . Kjo direktivë kërkon që shtetet anëtare të kriminalizojnë martesën e detyruar të femrave dhe gjymtimin gjenital të tyre. Janë gjëra që ndodhin edhe në BE. Kemi një trup të tërë legjislacioni në BE që sjell ndikimin e vetë në këto çështje që kanë të bëjnë me barazinë gjinore. Por kjo ka të bëjë edhe me ndryshimin e mendësisë, ndaj edhe ne kemi një sërë projektesh për të mbështetur gratë në lidership, biznes, etj”, tha Gonzato mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat