Zbardhen lëvizjet e fundit të Roan Brahimit i ekzekutuar në Greqi, vrasësit dyshohet se i ndiqnin familjen

Shqipëria

Zbardhen lëvizjet e fundit të Roan Brahimit i ekzekutuar në Greqi, vrasësit dyshohet se i ndiqnin familjen

Më: 10 maj 2024 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Të tjera detaje kanë dalë në dritë pas ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit Roan Brahimi.

Sipas gazetarit grek Vasili Lampropoulos, pas ngjarjeve në Shqipëri, Brahimi kishte qenë për një kohë të gjatë në Greqi, ndërsa deri para pak kohësh jetonte në Dubai.

Përveç këtyre dy shteteve, ai rezulton të ketë kaluar edhe nga Spanja, Italia dhe Franca. Sipas dyshimeve, lëvizjet e tij mund të kenë më shumë të bëjnë me përfshirjen e tij në trafikun e drogës.

Sa i përket ekzekutimit, ka dyshime se vrasësit ndiqnin në mënyrë periodike parteneren dhe fëmijën e tij në Greqi deri sa arritën të ekzekutonin 32 vjecarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat