Dalin pamjet/ Polici shqiptar kapet duke u puthur me të dashuren në veturën policore

Shqipëria

Dalin pamjet/ Polici shqiptar kapet duke u puthur me të dashuren në veturën policore

Më: 10 maj 2024 Në ora: 18:28
Ilustrim

Festim Xhafa punonjësi i policisë i cili është shpallur në kërkim pasi në mënyrën të vazhdueshme përndiqte kolegen e tij shtetasen V.Ç.

Burime për gazetarin Edison Vatnikaj thanë se Xhafa dhe Çuka më herët kanë qenë në një lidhje dashurie. Në atë kohë ata kanë qenë në një patrullë së bashku në Vlorë.

Gjatë patrullimit me makinën e policisë dhe me uniformë janë fiksuar duke u puthur brenda makinës siç tregohet edhe në këtë foto.

Image

Në atë kohë AMP dy punonjësit u pezulluan nga detyra me firme të Ardi Veliut, por që më pas kanë rifilluar sërish.

Festim Xhafa u transferua në komisariatin e Himarës me detyre inspektor e ndërsa V.Ç vazhdoi detyrën ne Vlore.

Por siç duket fiksimi i Xhafës ka vijuar sërish duke i kërkuar takime dhe duke e për ndjekur, gjë për të cilën kolegia e tij nuk ka pranuar.

Në  datën 03.05.2024 ai e ka përndjekur përgjatë segmentit rrugor Bulevardi kryesor dhe në "Transballkanike" me automjet punonjësen e policisë duke përplasur automjetin e saj dhe më pas është larguar me shpejtësi, ndërsa mjetin e ka braktisur në Vlorë.

Nga këqyrja e automjetit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë të ftohta (thikë e biçak), për të cilat u bë vendimi për kryerjen e ekspertimit teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat