Zona e lirë ekonomike/ Eksperti: Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të frenuar largimin e të rinjve

Shqipëria

Zona e lirë ekonomike/ Eksperti: Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të frenuar largimin e të rinjve

Më: 10 maj 2024 Në ora: 20:35
Ferjolt Ozuni

Politikat për krijimin e zonave të lira ekonomike sa vijnë e po bëhen më të famshme për qeveritë që synojnë rritjen e investimeve të huaja, promovimin e rritjes së eksporteve, si dhe rritjen e punësimit.

Por, ku ndodhet Shqipëria në këtë fushë? Eksperti i punësimit, Ferjolt Ozuni, i ftuar në “Sheshi i Dollarit” në ABC News, tha se suksesi në këtë fushë lidhet me burimet njerëzore. Sipas tij, Shqipëria duhet të punojë më shumë në planin për të frenuar largimin e të rinjve nga vendi.

“Të kesh një zonë të lirë ekonomike apo gjysmë të lirë, faktori kyç janë burimet njerëzore. Potenciali është i madh nëse ne arrijmë të bllokojmë lëvizjen demografike të qytetarëve jashtë vendit”, tha ai.

Më tej, ai u shpreh se investimet kryhen nga aktorët e tregut, por sfidë kryesore mbetet mbajtja e tyre.

“Këta të rinj që duhet të ishin piloti i ekonomisë, këta të rinj po largohen. Qeveria dhe investitorët e bëjnë, por puna është se kush do të punojë aty?”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat