David Wisner: Më shumë bashkëpunim midis grupeve politike për integrimin

Shqipëria

David Wisner: Më shumë bashkëpunim midis grupeve politike për integrimin

Më: 10 maj 2024 Në ora: 20:48
Foto nga vendi i ngjarjes

I Ngarkuari me Punë i ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner thotë se reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Gjatë një aktiviteti në kuadër të Ditës së Drejtësisë, Wisner nxiti klasën politike që të bashkëpunojnë për të çuar përpara reforma kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Reagimi në rrjetet sociale:

Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe ekspertë të fushave të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit në Ambasadën e SHBA në Tiranë morën pjesë në takimin e përbashkët vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, bashkë me Presidentin Begaj, Ministrin e Drejtësisë Manja dhe figura nga të gjithë institucionet shqiptare të drejtësisë. Z. Wisner tha se “reforma në drejtësi dhe sukseset e saj janë të pakthyeshme”.

Ai nxiti gjithashtu më shumë bashkëpunim midis grupeve politike, shoqërisë civile dhe të tjerëve për të çuar përpara reforma kyçe për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian dhe integrimit euroatlantik. Wisner vuri në dukje se shqiptarët dhe Shtetet e Bashkuara kanë besim se institucionet e drejtësisë do t’ia dalin me sukses në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat