Indrit Hoxha ftesë publike kryeministrit: Të shkojmë në kampin e refugjatëve në Francë, të shohim realitetin e shqiptarëve

Shqipëria

Indrit Hoxha ftesë publike kryeministrit: Të shkojmë në kampin e refugjatëve në Francë, të shohim realitetin e shqiptarëve

Më: 10 maj 2024 Në ora: 20:52
Indrit Hoxha

Sekretari për Çështjet e Diasporës në Rithemelimin e PD, Indrit Hoxha i ka bërë një ftesë publike kryeministrit Edi Rama ditën e sotme.

Teksa kreu i qeverisë përgatitet të nisë një tur jashtë endit ku do të takojë emigrantët shqiptarë, Hoxha e ftoi Ramën që të shkojnë së bashku në kampin e refugjatëve në Francë, për të parë realitetin se ku jetojnë shqiptarët që janë larguar nga keqqeverisja e kryeministrit.

Hoxha shtoi se nëse Rama nuk e ka turin për propagandën e tij, atëherë duhet të shkojë në kampin në fjalë dhe të shohë kushtet ku jetojnë shqiptarët, si edhe t’i bindë për t’u kthyer në atdhe.

“Katër vende që Rama do shkojë për t’i vizituar, unë kam një ftesë publike për Ramën, Në cilësinë e sekretarit të diasporës së PD, e ftoj të shkojmë në kampin e refugjatëve në Francë, për të parë realitetin se ku jetojnë shqiptarët që janë larguar nga keqqeverisja e kryeministrit Rama. Nëse nuk e ka për propagandën e tij dhe PR që e ka për të na nxjerrë në pah propagandën e patriotizmit të madh që sa herë i ka punët keq me drejtësinë qeveria e tij ky nxjerr diçka për të hequr vëmendjen, hajde të shkojmë në Francë dhe të shohim kushtet në të cilat jetojnë dhe t’i bindim për t’u kthyer në vend”, u shpreh ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat