“Votën më negative do t’ia jepja Vuçiqit, jo Putinit”, Luarasi: E shoh si rrezik

Shqipëria

“Votën më negative do t’ia jepja Vuçiqit, jo Putinit”, Luarasi: E shoh si rrezik

Më: 10 maj 2024 Në ora: 21:56
Aleksandar Vuçiq dhe Vladimir Putin

Pedagogia Iris Luarasi duke komentuar sondazhin e zhvilluar nga “Barometri” në Euronews Albania tha se priste që më i papëlqyer të ishte Aleksandër Vuçiç dhe jo Vladimir Putin.

Sipas saj është më e pritshme që rreziku më i madh të vijë nga Vuçiç, kjo edhe për shkak të afërsisë gjeografike që Serbia ka me Shqipërinë.

“Në fakt unë u suprizova kur pash Aleksandër Vuçiçin dhe Vladimir Putin, pasi mendoj se shqiptarët mund të ndihen më të kërcënuar nga Vuçiç në rajoni e Ballkanit se sa nga Putini.

Pasi ti nuk pret se do vijë Rusia të të sulmojë me dronë, por pret që Rusia të motivojë Serbinë që të luftojë dhe të bëjë një luftë në Kosovë që është kufiri jonë, veç pjesës që na bashkon. Po të më kishte pyetur njëri kur do i jepja votën më negative unë do ia jepja Vuçiçit”,-tha Luarasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat