La Tiranën për fshatin, flet aktivistja: Ja pse ndërmorën një vendim të tillë!

Shqipëria

La Tiranën për fshatin, flet aktivistja: Ja pse ndërmorën një vendim të tillë!

Më: 10 maj 2024 Në ora: 22:00
La Tiranën për fshatin, flet aktivistja: Ja pse ndërmorën një vendim të tillë!

Aktivistja Rezarta Çaushaj vendosi para disa vitesh që të linte Tiranën për të jetuar në fshat. Aktualisht ajo jeton në Manzë të Durrësit. Në një lidhje skype për emisionin “Sintezë” në News 24, ajo tregoi sfidat.

Çaushaj: Jetojmë në Manzë të Durrësit. Kemi katër vite që kur ra pandemia. Prej atëherë nuk e kthyem kohën pas. Kishim kohë që e mendonim. Angazhimet e përditshme nuk na kishin lejuar ta merrnim seriozisht. Kur ra pandemia e vendosëm përfundimisht. Rutina e qytetit është shumë më intensive. Ka një stres urban në qytet që nuk ekziston në fshat. Që nga zhurma, natyra. Ne kemi faktin që të gjithë pronën e kemi rreth shtëpisë sonë. Unë punoj dy vitet e fundit në Tiranë dhe më duhet më tepër kohë në Tiranë se sa tani që vij në Tiranë. Ne jemi vendosur një herë e mirë në fshat. Unë kisha edhe rrethanat që ta bëja këtë zgjidhje. Im shoq merret pak me bujqësi. Prapë se prapë nuk është e mundur nëse nuk ke të ardhura shtesë. Është e pamundur të jetosh vetëm me bujqësi. Nëse nuk kultivon sasi të mëdha toke, nuk mund të mbijetosh. Ke atë sigurinë e ushqimit që e prodhon vetë që është një nga dilemat e mëdha të shoqërive sot.

Aspekti social

Është pjesa më pozitive e fshatit dhe kjo është arsyeja që e morëm si vendim. Ne morëm edhe lajmin që djali ynë ishte i spektri autik dhe se natyra i bënte mirë. Për fëmijët, fshati është ideal. Ende mbijeton një far sensi komuniteti në fshat. Fëmijët që rriten bashkë akoma mbijeton si praktikë dhe është shumë pozitive.

Këshilla

Sigurohuni që të keni transport personal!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat