Dëmet nga vaksina AstraZeneca: Qytetarët s’kanë pse frikësohen

Shqipëria

Dëmet nga vaksina AstraZeneca: Qytetarët s’kanë pse frikësohen

Më: 11 maj 2024 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Kompania AstraZeneca ka tërhequr nga tregu vaksinën e saj kundër COVID, veprim që erdhi pas konfirmimit se shkaktonte një efekti anësor të rrallë, por serioz, të njohur si trombozë me trombocitopeni.

Mjeku Ilir Alimehmeti sqaron në RTSh se bëhet fjalë për 1 rast në 50 mijë dhe se vetëm një person në 200 mijë mund të ketë humbur jetën nga kjo patologji.

Mjeku qetëson të gjithë qytetarët në vendin tonë që mund të kenë bërë këtë vaksinë se nuk rrezikojnë më nga ky efekt anësor, pasi nuk ndodh më larg se 2 deri në 4 javë nga koha e marrjes së vaksinës. 

“Në Evropë ka pasur një rast në 50 mijë dhe një në 200 mijë mund të ketë humbur jetën nga kjo patologji. Nga ana tjetër ne kemi ato pilulat kontraceptive që përdoren për zëvendësim hormonal në post-menopauz dhe këtë problematikë e shkakton 1 në 300 gra. Pra e kuptoni që peshimi i shifrave është në favor të 1 me 50 mijë në raport me 1 me 300”, deklaron Alimehmeti.

Tërheqja nga tregu, sipas tij, është ekonomike.

“Ato janë edhe kompani ekonomike duan të gjenerojnë para. E vërtetë është që ka pasur një sulm publik dhe ja ulën profilin që në fillim, ndoshta sepse ka edhe një luftë tregtare në këtë mes. Ne na intereson që të kemi konkurrencë në mënyrë që të kemi më të mirën e mundshme dhe me çmimin më të mirë, por e rëndësishme që të japim këshillat dhe rekomandimet sipas kategorive. Të qetësojmë edhe njerëzit, nëse efekti do kishte për të ndodhur do ndodhte shumë shpejt afër kohës së vaksinës, 2 deri në 4 javë”, tha mjeku Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat