Turizmi, etje për punëtorë! Të gjithë po kërkojnë krah pune

Shqipëria

Turizmi, etje për punëtorë! Të gjithë po kërkojnë krah pune

Më: 11 maj 2024 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

14 milionë turistë parashikohet ta vizitojnë vendin tonë përgjatë këtij viti. Kërkesat më të mëdha për fuqi punëtore janë pikërisht nga sektori i turizmit.

“Sektori Hoteleri-Turizëm, restorantet, baret, kërkohen punonjës që nga pozicionet më të ulëta deri tek me të lartat, kuzhinier, menaxher, kamarier, pastruese, punëtorë krahu.

Mbetet e lartë kërkesa në industrinë e fasonerisë dhe prodhimit. Fillimi I këtij viti solli edhe mbylljen e disa fasonerivene mungesë të fuqisë punëtore dhe të forcimit të lekut. Kërkesë të lartë dhe konstante kanë kompanitë për zhvillues dhe programues.

Kjo kërkesë mban vendin numër 1 në listë. Kjo edhe për faktin që qeveria shqiptare është duke nxitur kompanitë ndërkombëtare në fushën e teknologjisë së informacionit.

Me ardhjen e tyre do të ketë akoma më shumë kërkesa për këto pozicione dhe ndikimi që do të kenë në zhvillimin e ekonomisë së vendit do të jetë I lartë”, shprehet Eranda Ymerali, Eksperte për punësimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat