Astrit Lamaj, 53 vjeç, ka humbur jetën ndërsa ka dalë aksidentalisht nga rruga me motoçikletë rreth 1km mbi rrethrrotullimin e fshatit Fushë-Vërri.
Ai ishte pjesë e një grupi motoristëve që kishin organizuar një udhëtim privat përgjatë rivierës.
Policia është duke e hetuar shkaqet e aksidentit ndërsa grupi i miqve të tij që ishin pjesë e udhëtimit gjithashtu po pyetet për rrethanat.
“Sot rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Skërficë-Fushë Vërri”, gjatë lëvizjes së një grupi motorristësh, njëri prej motomjeteve që drejtohej nga shtetasi A. L., 53 vjeç, banues në Durrës, është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi A. L. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ku paraprakisht dyshohet se 53-vjecari ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit”, njofton policia.