Një 50-vjeçar, punëtor i një objekti në ndërtim në Shëngjin humbi jetën mesditën e kësaj të shtune (11 Prill), duke shënuar rastin e dytë brenda pak ditësh.
News24 bën me dije se viktima është Preng Gjoni, i cili është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte duke punuar.
Mësohet se atij i kanë rënë në kokë sende të forta duke bërë që të humbë jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.
50-vjeçari është dërguar në spitalin e Lezhës me një automjet privat, por ndërhyrja e mjekëve nuk ka dhënë rezultat.
I dyshimtë mbetet fakti se personat që transportuan Gjonin në spital janë larguar menjëherë.
Policia ka shoqëruar dy persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, që ishin duke punuar në objektin ku humbi jetën 50 vjeçari.