Reshje të dendura shiu dhe breshri në Fier, dëmtohen kulturat bujqësore dhe pemët frutore

Shqipëria

Reshje të dendura shiu dhe breshri në Fier, dëmtohen kulturat bujqësore dhe pemët frutore

Më: 11 maj 2024 Në ora: 16:46
Foto ilustrim

Ka mjaftuar vetëm 30 minuta shi i rrëmbyeshëm i shoqëruar me breshër  mesditën e sotme, për të shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore  dhe pemët frutore në zonën e Kafaraj në Fier.

Fermerët kanë pohuar se rrebeshet e kësaj periudhe janë tepër të dëmshme veçanërisht në bujqësi dhe pemëtari ndërkohë që dëme të mëdha pësojnë nga breshëri.

Kjo situatë i ka shqetësuar së tepërmi bujqitë.

Pasi i gjithë investimi i tyre shkoi dëm vetëm për disa minuta ndërkohë që bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për të siguruar jetesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat