Presidenti Begaj zbulon takimin me zv/kryeministrin italian: Bisedë e ngrohtë dhe vëllazërore

Shqipëria

Presidenti Begaj zbulon takimin me zv/kryeministrin italian: Bisedë e ngrohtë dhe vëllazërore

Më: 11 maj 2024 Në ora: 17:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Republikës Bajram Begaj në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa ka zbuluar detaje lidhur me një bisedë që ka zhvilluar me zv/kryeministrin italian dhe njëherazi ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani.

Begaj tha se biseda me Tajanin ishte mjaft e ngrohtë dhe vëllazërore në frymën e bashkëpunimit që ekziston mes vendeve.

Ai tregoi se diskutoi me ministrin italian për problematikat dhe sfidat që bota përballet sot, si edhe rreth rajonit në veçanti, duke u ndalur te vlerat që Shqipëria promovon, si paqja dhe siguria.

Po ashtu ai foli edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve, duke deklaruar se ka mundësi për të bërë më shumë në shkëmbimet tregtare mes vendeve, si edhe për të rritur prezencën e Italisë në Shqipëri.

“Me zv/kryeministrin ishte një bisedë mjaft e ngrohtë dhe vëllazërore në frymën e bashkëpunimit që kemi mes vendeve. U diskutua mes problematikave dhe sfidave që bota përballet sot, si edhe rreth rajonit në veçanti. U konsiderua vlerë që Shqipëria është një vend që promovon paqen, sigurinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon. Takimi ishte i frytshëm dhe besoj se do të vazhdojë edhe në të ardhmen në këtë frymë.

Marrëdhëniet e partneritetit strategjik patjetër që ka mundësi për të bërë më shumë në shtimin e shkëmbimeve tregtare. Por si investues në vend është në vendin e katërt dhe mendojmë se një prezencë më e shtuar e Italisë në vend do ishte e mirë. Vlerësova mikpritjen italiane që u është dhënë shqiptarëve për të ndërtuar jetën në vendin e tyre. Arbëreshët dhe diaspora e re janë një mundësi e mirë për shkëmbimin mes vendeve tona”, u shpreh Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat