Plagosën me thikë në gjoks bashkëatdhetarin e tyre, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Itali

Shqipëria

Plagosën me thikë në gjoks bashkëatdhetarin e tyre, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Itali

Më: 11 maj 2024 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar nga karabinierët italianë mbrëmjen e djeshme (10 maj) pas një sherri me bashkëatdhetarin e tyre në Parma.

Mediat italiane shkruajnë se dy vëllezërit të moshës 40 dhe 32 vjeç goditën me thikë në gjoks një 33 vjeçar shqiptar. Ky i fundit u transportua në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dy vëllezërit u dërguan në paraburgim ku u është komunikuar akuza për tentativë vrasje.

Sherri më pas u ndërpre me ndërhyrjen e policisë të cilët ndaluan përshkallëzimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat