Festivali i makinave retro “pushton” Beratin, aktivitete për të gjitha moshat

Shqipëria

Festivali i makinave retro “pushton” Beratin, aktivitete për të gjitha moshat

Më: 12 maj 2024 Në ora: 07:26
Foto ilustrim

Admiruesit e mjeteve klasike kanë pasur mundësi të prekin nga afër magjinë e mjeteve  të viteve 60-‘70-’80, me targa të personalizuara.

Ngjyrat festive dhe mjetet klasike “Retro” kanë tërhequr turistë, vizitorë dhe qytetarë të qytetit të një e mbi një dritareve.

“Një superatmosferë sot në Beratin që gëlonte nga admiruesit e makinave retro. Qytetarët, vizitorët e turistët pushtuan pedonalen në të cilën sot nuk bënin vetëm shëtitje apo shijonin një kafe, por qëndronin gjatë në këmbë dhe bënin foto pafund”, shkruan kreu i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo.

Festa RETRO këtë fundjavë është zhvendosur në Berat. Nga 10-12 maj, vizitorë, turistë dhe qytetarë do të kenë mundësi të shohini nga afër koleksionin klasik të mjeteve të viteve ‘60-‘70-’80. Përtej paradës së automjeteve Retro, gjatë orëve të mbrëmjes do të zhvillohen afër projeksionet shumëngjyrëshe mbi muret e Portës së Pashait.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat