“Skandale brenda dosjes Metamorfoza”, avokati: Nuk përputhej zëri me figurën

Shqipëria

“Skandale brenda dosjes Metamorfoza”, avokati: Nuk përputhej zëri me figurën

Më: 12 maj 2024 Në ora: 08:39
Avokati Bledar Meminaj

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Avokati Bledar Meminaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se avokatët mbrojtës të disa të pandehurve në atë dosje, siç është edhe ai vetë kanë parë parregullsi të shumta në dosje.

Sipas tij, identifikimi i personave në dosje është bërë duke u nisur vetëm nga zëri, me deduksion dhe jo prova.

“Kemi parë skandale të tjera brenda në dosje. Kemi parë që nuk përputhej zëri me figurën, identifikimi është bërë me deduksion jo me prova. Për të mbrojturin prej meje, Oltion Bistri është bërë identifikimi duke pretenduar sipas komunikimeve, ky thotë jam jashtë Shqipërie, këta kanë çuar shkresat në drejtorinë e policisë… Në momentin që fillon me deduksion kjo çështje do qëndrojë me presion dhe SPAK këtë ka bërë, duke hedhur ‘mish për top’ në media”, tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat