“Kyriakos, një mik që e respektoj shumë” - Mesazhi i kryeministrit Rama para mbërritjes në Greqi

Shqipëria

“Kyriakos, një mik që e respektoj shumë” - Mesazhi i kryeministrit Rama para mbërritjes në Greqi

Më: 12 maj 2024 Në ora: 08:53
Edi Rama

“Kyriakos është kryeministri i Greqisë, është një mik që e respektoj shumë”, shprehet Edi Rama në ‘Kathimerini i së dielës’ pak para mbërritjes në Greqi.

Ai pohon gjithashtu se është Kyriakos Mitsotakis kryeministri grek që, më shumë se çdo paraardhës i tij, me të cilin ka punuar, është vërtet i interesuar për forcimin e marrëdhënieve greko-shqiptare.

Rama ka deklaruar gjithashtu se plani për fjalimin e tij në Athinë nuk përfshin asgjë për rastin e Fredi Belerit.

“Duam ta bëjmë drejtësinë të pavarur nga pushteti politik për herë të parë që kur Shqipëria shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane”, thekson kryeministri shqiptar.

Kujtojmë që kryeministri Rama nis sot nga Athina turin e takimeve me diasporën shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat