‘Rama një strateg i shkëlqyer’, Nura: Vizita e kryeministrit në Athinë, simbolike!

Shqipëria

‘Rama një strateg i shkëlqyer’, Nura: Vizita e kryeministrit në Athinë, simbolike!

Më: 12 maj 2024 Në ora: 10:34
Artur Nura

Kryeministri Edi Rama zhvillon sot vizitën e tij në Athinë ku do të ketë një takim me bashkëatdhetarët. Në një intervistë në ‘Breaking News’, në ABC News, Artur Nura foli për këtë vizitë të Ramës në Athinë.

Ai u shpreh se kryeministri Rama ka treguar se është një strateg i shkëlqyer. Një rëndësi sipas tij ka edhe vota e Dipasorës, duke shtuar se kryeministri nuk ka zgjedhur rastësisht Athinën.

‘Unë besoj që po tenton të mundë opozitën me komunikim dhe ka zgjedhur jo rastësisht Athinën. Kemi rreth 800 mijë shqiptarë. Pra nëse fiton këtë betejë ai ka bërë gjysmën e punës. Por duket se do ta fitojë. Unë besoj që fakti që shkon me gjithë kabinetin qeveritar dhe kryetar bashkish tregon impenjimin për ta fituar këtë betejë, por edhe në strategji. Besoj se mund të jetë një strategji për votën e Diasporës. Nëse e mban këtë premtim do të jetë një rezultat partiak’, tha ai.

Gjithashtu ai u shpreh se ky takim vjen në të njëjtën datë me arrestimin e Fredi Belerit, duke u shprehur se kjo e bën një datë simbolike.

‘Në Greqi debati është ndërtuar mbi Belerin. Mbështetjen në Greq Beleri e merr nga grupe të caktuara ekstremiste’, tha ai.

Ai gjithashtu u shpreh se kryeministri Rama ka arritur një potencial electoral edhe në Greqi, ndërsa shtoi se ka për qëllim edhe bashkimin e Diasporës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat