Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën anësore, humb jetën i riu në Tropojë

Shqipëria

Makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën anësore, humb jetën i riu në Tropojë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Tropojë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë, ku drejtuesi i mjetit, 20 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës.

Mësohet se drejtuesi i automjetit është dërguar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të  aksidentit, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë bërë shpejtësia e lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat