Përplasi makinën e patrullës së policisë, plagoset një efektiv. Policia arreston 35-vjeçarin në gjendje të dehur

Shqipëria

Përplasi makinën e patrullës së policisë, plagoset një efektiv. Policia arreston 35-vjeçarin në gjendje të dehur

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Një efektiv policia ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Poliçan-Çorovodë.

Sipas policisë në pranga është vënë shoferi i një makine, shtetasi me iniciale M.B., 35-vjeç, i cili drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Ndërkohë efektivi i policisë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin M. B., 35 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor “Poliçan-Çorovodë”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Mitsubishi”, që ishte në përdorim nga patrulla e qarkullimit rrugor që po kryente shërbimin në këtë aks rrugor. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i dëmtuar punonjësi i Policisë që drejtonte automjetin, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, thote policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat