Çupi: Vizita e Ramës në Greqi, falë aleatëve dhe vetë kryeministrit

Shqipëria

Çupi: Vizita e Ramës në Greqi, falë aleatëve dhe vetë kryeministrit

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Salla “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë flakërin kuq e zi. Shqiptarët kanë mbushur sallën në pritje të kryeministrit Edi Rama i cili nis sot turin me diasporën.

Analisti Frrok Çupi në një intervistë për ABC News, tha se kreu i qeverisë, Edi Rama ndodhet sot në Greqi falë aleatëve të cilët i kanë siguruar një vizitë të sigurt.

“Rama po kryen një akt edhe për Evropën. Djersa e shqiptarëve prej 30 vitesh e kanë ndërtuar dhe e kanë mbajtur Greqinë. Kjo ngjarje është për tu emocionuar pasi u zhvillua një diskurs i paarsyeshëm me grekët ‘të lënë, s’të lënë’. Rama sot në Greqi është edhe falë aleatëve të cilët i kanë siguruar një vizitë të sigurt. Kjo është një vepër e Edi Ramës, plus aleatëve. Ai është sot përfaqësuesi i shqiptarëve, i garantuari i SHBA, Evropës dhe i dërguari i NATO-s.

Një mik në Ballkan nuk pritet siç deklaroi Mitsotakis. Ky u quajt takim i parakohshëm, d.m.th. është një fjalë që u gjet në fjalor. Siç thonë që ‘Çamëria nuk ekziston’. Siç thonë për këtë që thonë që është e parakohshme. Ne jemi të barabartë, ne jemi vend anëtar i NATO-s, ashtu siç është edhe Greqia.”, tha analist. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat