“Greqia nuk e njeh minoritetin shqiptar”, Qafoku: Mbështes takimin e Ramës

Shqipëria

“Greqia nuk e njeh minoritetin shqiptar”, Qafoku: Mbështes takimin e Ramës

Më: 12 maj 2024 Në ora: 11:51
Gazetari Roland Qafoku

Gazetari Roland Qafoku ishte këtë të diel i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë.

Sipas tij në takimin e sotëm kryeministri Rama nuk mund të kritikohet nga shqiptarët pasi është hera e parë që një kryeministër i Shqipërisë shkon e takon minoritetin shqiptar atje në një vizitë që nuk ka të bëjë me marrëdhëniet dypalëshe dhe as me Partinë Socialiste në vetvete.

Ky takim sipas qafokut përfaqëson Shqipërinë dhe do e përkrahte kushdo që të ishte kryeministër.

“Mjafton të themi Thimi që Greqia nuk e njeh minoritetin shqiptar atje. Sot mund ta urrejmë Edi Ramën, ndaj tij mun d të protestosh, ka njëmijë e një të zeza, por sot Edi Rama nuk është atje si kryetar i Partisë Socialiste, unë personalisht për mendimin tim do të bëja të njëjtën gjë sikur sot të ishte në Athinë, Sali Berisha, Ilir Meta, Fatos Nano, Pandeli Majko, Ylli Bufi, Alkesandër Meksi, të gjithë kryeministrët shqiptar që kanë udhëhequr Shqipërinë unë do isha në mbështetje të tyre sepse atje nuk përfaqësohet partia.

Sot në atë aktivitet politik përfaqësohet Shqipëria, pasi për herë të parë një politikan shqiptar kryen një vizitë të këtij karakteri dhe të këtyre përmasave”,-tha Qafoku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat