Takimi me shqiptarët/ Rama në Athinë: S’kam ardhur të takohem me shërbëtorët e dikurshëm, por të...

Shqipëria

Takimi me shqiptarët/ Rama në Athinë: S’kam ardhur të takohem me shërbëtorët e dikurshëm, por të...

Më: 12 maj 2024 Në ora: 12:18
Edi Rama

Një pritje madhështore kanë bërë emigrantët shqiptrë në Athinë për kryeminstrin Edi Rama. Stadiumi Galatsi është ‘pushtuar’ nga shqiptar dhe shtë veshur me kuq e zi.

Kryeministri Rama falënderoi shqiptarët për pritjen e tyre. Gjatë fjalës së tij Rama falënderoi emigrantët shqiptarë, ndërsa drejtuer atyre tha se janë bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut në këtë pjesë të Europës.

Gjithashtu Rama nuk la pa kujtuar edhe kritikat e shumta që ka marrë lidhur më këtë aktivitet të zhvillur në Athinë. Ai shtoi se qëllimi i kësaj vizite nuk është takimi me ‘shërbëtorët’ e dikurshëm, por të çmallet me të zotët e barabartë të shtëpisë

‘Mirëse ju gjen në shtëpinë tuaj të dytë. Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse. Entuziazmi jua më përul. Jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim. Jeni bërë shëmbëlltyra e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Europës’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat