“Takimi në Greqi u pengua”, Klosi nga Athina: Mes shqiptarëve dhe grekëve nuk ka vend për paragjykim

Shqipëria

“Takimi në Greqi u pengua”, Klosi nga Athina: Mes shqiptarëve dhe grekëve nuk ka vend për paragjykim

Më: 12 maj 2024 Në ora: 12:18
Bledi Klosi

Salla “Christmas Theater” në stadiumin ‘Galatsi’ në Athinë flakërin kuq e zi. Shqiptarët kanë mbushur sallën në pritje të kryeministrit Edi Rama i cili nis sot turin me diasporën.

Mes tyre ishte dhe sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, i cili gjatë fjalës së tij tha se takimi në Greqi u pengua.

Më tej ai tha se mes shqiptarëve dhe grekëve të zakonshëm nuk ka vend për paragjykim.

“Fatkeqësisht patëm shumë vështirësi në mundësimin e këtij takimi. Jemi sot me kryeministrin e shqiptarëve në turin “Krenar për Shqipërinë” ku do të shkojmë kudo ku ka shqiptarë për të folur me forcën e pamohueshme. Sa keq që vetëm këtu patëm probleme, pengesa të çuditshme, artificiale, njësoj si politika kërkon të shkaktojë pengesa. Kaq shumë mijëra njerëz donin që ky takim të bëhej

Ju dëshmuat se mes shqiptarëve dhe grekëve të zakonshëm nuk ka arsye për tu gjykuar me sy të errët, përbuzjes. Ju jeni sot shembulli që jeni qytetarë të lirë evropianë. Shqipëria e do Greqinë, aleatët dhe partnerët e ngushtë. Shqipëria flet me zërin e siovraniotreit dhe shikon drejt. Shqipëria sot është shtëpia e dytë e çdo qyteti nga vend mik dhe padyshim të shumë grekëve. Ne e dimë që ju keni problemet dhe hallet tuaja, siç kanë grekët minoritarë në Shqipëri. Por jemi krenarë se kemi bërë shumë me udhëheqjen e Edi Ramës.

Ju premtojmë nga kjo sallë se qeverisja jonë do ë zgjidhje problemin e pronave për shumë prej jush. Miq, mos dëgjoni sharlanatn që dalin në rrugët e Athinës duke premtuar se do sjellin votën e emigrantëve..”, tha Klosi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat