​Rama nga Athina: Shqiptarët, vlerë e shtuar në Greqi

Shqipëria

​Rama nga Athina: Shqiptarët, vlerë e shtuar në Greqi

Më: 12 maj 2024 Në ora: 13:55
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë takimit me diasporën shqiptare në Greqi, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shumë më të ngushta nga sa janë dukur.

Sipas tij, është “pluhuri” nga politika e dy vendeve që nuk lejon që lidhja e fortë mes dy popujve të shihet qartë.

Ai tha gjithashtu se historia mes dy vendeve tona është më e ngushtë nga ç’duket ndërsa theksoi se rrugët e Shqipërisë dhe Greqisë janë pashmangshmërisht të lidhura edhe në të ardhmen.

Rama: Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e punës dhe ekonomisë

“Mirë se ju gjetja në shtëpinë tuaj të dytë në Greqinë fqinje dhe mike. Jeta dhe vepra juaj më mbushin me frymëzim shqiptarinë dhe më shumë krenari për ju njerëz të zakonshme nga të katërta anët e Shqipërisë që jeni bërë shëmbëlltyra e jashtëzakonshme e krenarisë së atdheut tonë në këtë pjesë të Evropës. Shqipëria e ka ngritur kokën e saj të ulur nga historia tragjike dhe i sheh të gjithë sot në sy me të njëjtin respekt që kërkon nga të gjithë. Ju shqiptarët e Greqisë jeni sot një vlerë e shtuar e punës dhe ekonomisë, dijes dhe kulturës së këtij vendi të bekuar, me të cilën na lidh jo vetëm fqinjësia por dhe një histori mijëravjeçare. Përgjatë kësaj historie, marrëdhëniet tona kanë qenë gjithnjë shumë më të lidhura nga sa janë dukur apo sa janë lënë të duken nga pluhurat dhe retë e politikes së dy vendeve tona”, tha Rama.

Rama tha se kërkon nga Greqia respekt reciprok dhe kujdesit reciprok të bashkëkombëseve dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Rama foli gjithashtu edhe për problemet që shqiptarët hasin në Greqi, ku tha se komunitetit grek në Shqipëri nuk i është mohuar kurrë asnjë e drejtë nga autoritete shqiptare.

Rama: Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë

Në një vend si i yni që përparon përditë por ku plagët e trashëgimisë negative të së shkuarës janë ende jo plotësisht të mbyllura. Ama kurrë një grek etnik në Shqipërinë e 10 viteve të fundit nuk ka pasur asnjë hallë apo problem për shkak të kombësisë së tij. Kurrë asnjëherë në asnjë rast grekët etnik nuk u është mohuar arbitrarisht nga autoritet shqiptare e drejta e besimit, gjuhës dhe pronës. Kurrë në asnjë rast atyre nuk u është mohuar e drejta e votës apo e zgjedhjes për shkak të origjinës së tyre etnike. Dhe nëse flasim për pronat, këtu ju jeni përfaqësia kombëtare e Shqipërisë, e kush nga ju që ka një shtëpia apo tokë në ato zona ku ende nuk është bërë shpërndarja e titujve të pronësi për 1001 arsye mund të thotë të kundërtën. Ky është një problem i Shqipërisë dhe jo vetëm për grekët e Shqipërisë. Shqipëria nuk ka asnjë pretendim ndaj Greqisë, përveç respektit reciprok dhe kujdesit reciprok të bashkëkombëseve dhe marrëdhënieve reciproke të fqinjësisë së mirë. Shqipëria e sheh Greqinë si një partner të natyrshëm strategjik, qoftë për çështjet për t’u zgjidhur mes nesh, ne i shohim si arsye për t’u afruar më shumë dhe për t’u njohur më mirë dhe të mos bëjmë bisht komunikimit dhe të gjejmë zgjidhjet e arsyeshme për të dy palët”, tha Rama.

Rama gjatë fjalimit u ndal edhe në peripecitë dhe vështirësitë që shqiptarët e Greqisë kanë kaluar, duke thënë se ata asnjëherë nuk janë dorëzuar.

Rama: Ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend

Sepse ju jeni gjaku dhe shpirti i një kombi që çfarë nuk pa dhe çfarë nuk hoqi në këtë qiell por asnjë fuqi dhe padrejtësi nuk e zhbëri dot nga faqja e këtij dheu. Hap pas hapi ju dolët nga errësira e mbijetesës si rezidentë të damkosur të këtij vendi në dritën e jetës si qytetarë të barabartë të këtij shteti. Me vlerat tuaja të fjalës së dhënë, të punës së mbaruar ju arritët të mos jeni më të huaj në këtë vend”, deklaroi Rama.

Sa i përket çështjes së pronave, Rama tha se ky problem është një problem i Shqipërisë dhe nuk është problem vetëm për grekët në Shqipëri.

Rama zgjodhi që turin me Diasporën shqiptare kudo në botë ta nisë me Athinën, atje ku jetojnë mijëra shqiptarë.

Takimi nisi me Himnin shqiptar dhe u pasua nga performanca e Era Rusit dhe Noizyt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat