I divorcuar dhe i braktisur nga fëmijët, gjendet në banesë pa jetë 82-vjeçari në Korçë. Motra nuk kishte kontakt prej një muaji

Shqipëria

I divorcuar dhe i braktisur nga fëmijët, gjendet në banesë pa jetë 82-vjeçari në Korçë. Motra nuk kishte kontakt prej një muaji

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Një 82 vjeçar është gjetur i pajetë në banesën ku jetonte në lagjen numër 12 të qytetit të Korçës.

I moshuari i identifikuar si Skënder Kita, sipas të dhënave, jetonte prej vitesh i vetmuar në banesë, pasi ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe i braktisur nga fëmijët.

Ka qenë motra e tij e cila ka bërë kërkesë për ndihmë në komisariatin e Korçës pasi prej gati 1 muaji nuk kishte kontakt me të vëllain.

Pas denoncimit policia ka shkuar në banesë dhe pasi kanë hapur derën kanë gjetur pa shenja jete 82 vjeçarin, i cili u transportua në morgun e spitalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat