Aksidenti fatal, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Tropojë. “Volkswagen” u përplas me barrierat anësore të rrugës

Shqipëria

Aksidenti fatal, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Tropojë. “Volkswagen” u përplas me barrierat anësore të rrugës

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:25
Aksidenti fatal, ky është 20-vjeçari që humbi jetën në Tropojë. “Volkswagen” u përplas me barrierat anësore të rrugës

Ky është 20-vjeçari nga fshatin Margegaj i Tropojës që humbi jetën në një aksident automobilistik në rrugë.

I riu udhëtonte me një automjet, drejtuar nga një shok i tij, kur u përplasën anës rrugës dyshohet si pasojë e shpejtësisë.

Erimsjan Gjocaj ndodhej si pasagjer në automjetin tip “Volkswagen”, i cili u përplas me bordurën anësore të rrugës në aksin rrugor Bajram Curri-Valbonë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm. Makina drejtohej nga bashkëmoshatari i viktimës, shtetasi A. S., 20 vjeç, i cili mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat