Basha ironizon takimin e Ramës në Athinë: Kthim të mbarë administratës nga ekskursioni i shtrenjtë. Nacionalizmi shterp

Shqipëria

Basha ironizon takimin e Ramës në Athinë: Kthim të mbarë administratës nga ekskursioni i shtrenjtë. Nacionalizmi shterp

Më: 12 maj 2024 Në ora: 14:44
Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar atë që ai e quajti ekskursion të shtrenjtë në Greqi të administratës shtetërore.

Basha thotë se kryeministri po mundohet të fshehë me gjethe fiku korrupsionin dhe premtimet e pambajtura, duke luajtur kartën e nacionalizmit shterp.

“Kthim të mbarë administratës shtetërore të shpërngulur në Athinë për këtë ekskursion të shtrenjtë të kryeministrit që shpopulloi vendin dhe pengon votën e atyre që degdisi rrugëve të botës për shkak të keqqeverisjes dhe korrupsionit.

Nacionalizmi shterpë është gjethja e fikut pas të cilës fsheh premtimet e pambajtura ndaj bashkëqytetarëve tanë në emigrim, të cilëve u kemi borxh të drejtën e votës një orë e më parë”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat