“Bëri bujë të madhe pjesëmarrja masive”/ Rama një Athinë, si u pasqyrua vizita e kryeministrit shqiptar nga mediat greke

Shqipëria

“Bëri bujë të madhe pjesëmarrja masive”/ Rama një Athinë, si u pasqyrua vizita e kryeministrit shqiptar nga mediat greke

Më: 12 maj 2024 Në ora: 16:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Athinë, ku zhvilloi një takim me bashkatdhetarë.

Korrespondentja e News24 në vendin fqinj, Ira Londo, ka raportuan në lidhje me mënyrën se si mediat greke kanë pasqyruar aktivitetin e sotëm.

Ajo bëri me dije se bujë të madhe ka bërë pjesëmarrja masive e shqiptarëve në aktivitet, ndërsa shtoi se pavarësisht se në zonë u vendosën forca të shtuara policore për vijimësinë normale të takimit, nuk ka pasur asnjë nevojë për ndërhyrjen e tyre.

Londo tha se pritet që në vijim të botohen të tjerë artikuj si dhe analiza që studiojnë fjalimin e kreut të qeverisë shqiptare.

“Në çdo media greke ka pasur lajme nga qendra e mbyllur nga stadiumi ku u bajt aktiviteti. Bëri bujë pjesëmarrja e madhe e shqiptarëve. Akoma nuk ka analiza nga analistë, politikanë apo pedagogë të cilët bëjnë një rezyme të fjalimit.

Ka pasur një mbrojtje të madhe nga policia greke për të mos pasur trazira, pavarësisht se ndërhyrja e tyre nuk ishte e nevojshme pasi nuk ka pasur asnjë provokim.

Kjo ngjarje mori një vend të rëndësishëm në të gjitha mediat greke, në të gjitha redaksitë po përgatiten reagime dhe lajme që pritet të botohen në vijimësi”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat