Gjekmarkaj nga Kukësi: Tentojnë ta çojnë PD në zgjedhje me duar të mbyllur e duar të lidhura, por…

Shqipëria

Gjekmarkaj nga Kukësi: Tentojnë ta çojnë PD në zgjedhje me duar të mbyllur e duar të lidhura, por…

Më: 12 maj 2024 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Nënkryetari i PD Agron Gjekmarkaj, e nisi fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, duke u kërkuar ndjesë për trazimet që “politikanët e Tiranës” u kanë sjellë këto vite, referuar situatës ku PD ka qenë prej disa kohësh tashmë.

Ai u shpreh se PD ka bërë shumë gjëra të mira, në të gjitha drejtimet, për të cilat demokratët duhet të jetë krenar.

Gjekmarkaj shtoi se me arrestimin e ish kryeministri Sali Berisha, po bëhet një përpjekje për të dërguar në zgjedhje PD me “gojë të mbyllur e duar të lidhura”, por kjo sipas tij nuk do të ndodhë.

“Faleminderit për gjithçka keni bërë për PD në këto vite dhe ndjesë për të gjitha trazimet që në politikanët e Tiranës ju kemi shkaktuar këto vite.

Duke ardhur rrugës në Rrugën e Kombit, më kujtohej që Rama e quante rruga që të çon asgjëkund sepse Kukësi e Kosova për të ishin asgjëkund. Një vepër e tillë është ajo që na kthen tek gjërat e mira që ka bërë PD që janë shumë, e për të cilat duhet të jemi krenar.
Themeluesi i pluralizmit dhe PD pa akuzë ndodhen në arrest që këtë vit elektoral, PD me ndihmën e disa gjykatave të shkojë me gojën mbyllur me duar e këmbë të lidhura në zgjedhje, por kjo nuk do të ndodhë.

Çdo qytetar duhet të ndajnë mendjen të shesë votën apo të qëndroje. Rrënimi nis te shitja e votës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat