“Rama në Athinë, si Liza në botën e çudirave”, Noka nga Kukësi: Korrupsioni sot është trend! “5D”, skemë kapilare në çdo bashki

Shqipëria

“Rama në Athinë, si Liza në botën e çudirave”, Noka nga Kukësi: Korrupsioni sot është trend! “5D”, skemë kapilare në çdo bashki

Më: 12 maj 2024 Në ora: 19:13
Flamur Noka

Flamur Noka, në fjalën e tij nga takimi me demokratë në Kukës, deklaroi se skema “5D”, është një skemë kapilare e cila është shtrirë në të gjithë bashkitë e vendit dhe që synon vjedhjen tashmë 100 përqind.

Ai komentoi edhe vizitën e kryeministrit Edi Rama në Athinë sot, ku duke komentuar fjalën e kreut të qeverisë, u shpreh se ai sillej si “Liza në botën e çudirave” me mënyrën se si e paraqiste veten para emigrantëve, si personi i cili i kishte shpallur luftë korrupsionit.

Jemi në këtë tur për tu bërë bashkë e për të sfiduar të keqen që ka kapluar vendin dhe që e ka emrin Rilindje.

Sot korrupsioni është trend, është kthyer në një kancer që ka kapur çdo qelizë të shtetit shqiptar.

Kur dëgjon fjalën e Ramës sot në Athinë, duket sikur jeton në botën e çudirave. Njëlloj si Liza në botën e çudirave. U tha emigrantëve se dikur Shqipëria gëlonte nga korrupisoni ndërkohë që ai është ai që u ka shpallur luftë.

Asnjë shqiptar nuk jeton dot në sarajet e sulltan Surrelit. Skema 5D është skemë që nuk i takon vetëm Bashkisë Tiranë, por vjedhje 100 përqind që është shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Skemë kapilare në çdo bashki”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat