Sekuestrohen 65 kg kanabis në formë çokollate e fshehur në tunel, dy në kërkim

Shqipëria

Sekuestrohen 65 kg kanabis në formë çokollate e fshehur në tunel, dy në kërkim

Më: 12 maj 2024 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Një sasi prej 65 kg marijuanë në formë çokollate është sekuestruar nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni.

Lënda narkotike është gjetur në një tunel në lagjen “Skënderbej” të qytetit. Gjatë operacionit brenda një automjeti tip furgon u gjetën dhe u sekuestruan edhe rreth 31.5 kg kanabis në formë bohçeje.

Policia nuk ka konstatuar persona gjatë operacionit, por ka identifikuar dy persona, për të cilët vijon puna për arrestimin.

Njoftimi: 

Jam sot këtu së bashku me stafin tim për të bërë prezent rezultatet e punës në kuadër të operacionit policor kombëtar antikanabis të koduar “Territor i pastër” i cili ka nisur që prej fillimit të kësaj jave nga Shkodra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat