Denoncimi i dhunës ndaj grave/ Aktivistët: Bashkitë e vogla nuk kanë buxhet, merren vetëm me infrastrukturën

Shqipëria

Denoncimi i dhunës ndaj grave/ Aktivistët: Bashkitë e vogla nuk kanë buxhet, merren vetëm me infrastrukturën

Më: 12 maj 2024 Në ora: 21:06
Foto ilustrim

Për të parandaluar dhunën ndaj grave të gjithë bëjnë thirrje denonconi dhe mos lejoni askënd të ushtrojë dhunë por a funksionojnë mekanizmat  mbrojtës sikundër janë përcaktuar në ligj?

Bashkitë  thonë nuk kemi buxhet jemi të varfra. Kanë prioritet vetëm infrastrukturën dhe jo shërbimin social”, tha Ines Xhelili-aktiviste e rrjetit të monitorimit të dhunës.

Gratë e dhunuara kanë prioritet për t’u strehuar nga bashkitë, por sipas Xhelilit nuk janë ato përfituese.

Koordinatorët që referojnë rastet e dhunës nëpër bashki janë të pakët në numër dhe mekanizmat mbrojtës janë selektive në rastet e grave të dhunuara.

Gratë në zonat rurale as e marrin mundimin të denoncojnë pasi nuk dinë dhe as që kanë informacion për mekanizmat mbrojtës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat