Takimi me emigrantët/ Gazetari: Vura re nevojën e emigrantëve për t’u mbrojtur nga shteti amë. Rama i la topin në derë palës greke

Shqipëria

Takimi me emigrantët/ Gazetari: Vura re nevojën e emigrantëve për t’u mbrojtur nga shteti amë. Rama i la topin në derë palës greke

Më: 12 maj 2024 Në ora: 23:38
Edi Rama

Gazetari Flogert Muça e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë si një ngjarje të veçantë. Në një intervistë për ABC Neës, gazetari tha se, nga bisedat që ka mbajtur me disa emigrantë të pranishëm, ata ndjenin një lloj sigurie të forta nga ana e shtetit shqiptar.

“Ditë si këto rrallë mund të ndodhë dhe më vjen mirë që isha i pranishëm në atë ngjarje. Është një ngjarje sepse është vizita e parë e një kryeministri me komunitetin shqiptar në Greqi. Aty ishte çdo gjë natyrale. Njerëzit ishin realisht të emocionuar, të gëzuar dhe krenarë dhe ndjenin një lloj sigurie që mesa duket iu kishte munguar. I kam rënë sallës për 2 orë dhe kam komunikuar me të rinj, të moshuar. Ajo që vura re ishte nevoja që ata kishin dhe kanë vazhdimisht që jo vetëm shteti i tyre amë t’i mbrojë nga Tirana por të shkojë dhe t’i takojë aty, dhe të flasin aty ku ata jetojnë pa pasur komplekse dhe frikëra që kanë pasur më herët”, tha gazetari.

Gazetari shtoi se kryeministri mbajti një fjalim perëndimor, duke u kujdesur që të përcjellë mesazhe bashkëpunimi dhe paqeje.

“Rama mbajti një fjalim konstruktiv, me një vizion të qartë perëndimor. Edi rama foli për Çamërinë, për Belerin por pa përmendur emrin Beleri apo pronat çame. Ai tha se ndryshe nga e shkuara e errët e cila ishte momenti kur përzunë paraardhësit tuaj nga Greqia e veriut, ose kur fliste për Belerin që në Shqipëri askush nuk trajtohet ndryshe. I preku fenomenet të gjitha dhe sepse mbi atë fjalim kishte punuar dhe ishte shumë korrekt nga ana diplomatike. Rama mesazhin kryesor e kishte bashkim në paqe, bashkërendim punësh për zhvillimin ekonomik dhe jetë më të mirë të qytetarëve, grekë apo shqiptarë. Ishte e kundërta që kishin paralajmëruar mediat greke. Ata prisnin që Rama të bënte fjalim bombastik nacionalist. Fjalimi i Ramës në pjesën dërrmuese ishte realisht me fakte konkrete dhe në pjesën tjetër përcillte një vizion evropian.“, tha ai.

Por si mund të ndikojë kjo vizitë në marrëdhëniet me Greqinë? Gazetari thotë se kreu i qeverisë, me fjalimin e tij, surprizoi për keq palën greke dhe për mirë shqiptarët që jetojnë atje. Sipas tij, një qëndrim i tillë i kryeministrit nuk i intereson Mitsotakis pasi është në zgjedhje.

“Nuk di ta them për momentin sepse Mitsotakis është në zgjedhje dhe atij i intereson që të ketë konflikt armikun e jashtëm aty dhe t’i mbledhë të tijët rreth vetes. Rama duke qenë evropian në frymë i ka prishur punë atij. Ai do të donte një nacionalist që nacionalistët grekë të mblidheshin rreth tij. Rama ka bërë një gjë të mirë, përtej mëkateve këtu, atje Rama sot si kryeminisër i Shqipërisë ia ka lënë topin në derë palës greke. i ka thënë ja ku jemi, ne jemi këtu si evropianë, ne nuk jemi inferirorë ndaj jush. rama surprizoi për keq palën greke dhe për mirë shqiptarët dhe BE.”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat