“Takimi në Athinë, sukses i Ramës si politikan”, Minxhozi: Mirënjohje për qytetarët shqiptarë. Mbajti një fjalim të fortë

Shqipëria

“Takimi në Athinë, sukses i Ramës si politikan”, Minxhozi: Mirënjohje për qytetarët shqiptarë. Mbajti një fjalim të fortë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 23:43
Skënder Minxhozi

Analisti Skënder Minxhozi e cilësoi takimin e kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Greqi si një sukses të tijin si politikan. Në një intervistë për ABC News, analisti tha se Rama mbajti një fjalim të fortë diplomatik.

“Është hera e parë që ai jep një mesazh të drejtpërdrejtë për shqiptarët jashtë territorit të Shqipërisë. Sidomos me një vend të vështirë historikisht për siç është Greqia. Dhe në një vjetorin e arrestimit të Belerit dhe krizës diplomatike që pasoi, ishte rrethanat që e ckëshillonin vajtjen e Ramës në Greqi megjithatë ai ndërmori një sfidë që drejt ka përfunduar dhe mund të thuhet se ishte sukses i plotë i tij si politikan dhe ishte një ndërmarrje që dyshoj se çdokush do ta merrte. Mesazhi i parë që Rama nuk ka ndërhyrë në fushatë elektroale të Greqisë. Ka ngritur problem që cdo politikan shqiptar do të ngrinte edhe në tokën e fqinjit tonë jugor pas janë problem që datojmë prej më shumë se 8 dekadash. Përmendi Çamërinë, pozitën e emigrantëve tanë atje. Është mirënjohje e vonuar por e natyrshme e shtetit për qytetarët e vet jashtë Shqipërisë dhe në planin diplomatik ishte një fjalim i fortë.“, tha ai.

Duke u ndalur tek ligji i luftës, që u përmend edhe nga kryeministri në fjalimin e tij para emigrantëve shqiptarë, analisti e cilësoi si një absurditet historik.

“Një apel i tillë në mes të kryeqytetit helen duke e lidhur edhe me çështjen e pronave, duke zbuluar trukun e vërtetë që mban ligjin e luftës në këmbë ndihmon për vendosjen në tryezë midis dy vendeve edhe të kësaj dosje. E gjithë kjo që ndodh është tregues i rritjes së vetëdijes së të gjithë shqiptarëve për fat është një tregues i rritjes së vetëdijes së politikanëve tanë. Ligji i luftës dhe çështja e çamëve ka qenë dy vija të kuqe, por vetëm zbatoheshin ai set kërkesash dhe të drejtash nga pala greke ndërkohë që ne i kishim të ndaluar që të reklamonim dhe kërkonim në tryeza edhe ne ato të drejta që na takojnë. Nëse je me këtë vend mik, dhe jo më kot Rama e bëri retrospektikën në lashtësi, dhe me kaq shumë shkëmbime, ti nuk mund të qëndrosh më në gjendje luftë arkaike dhe tërësisht jashtë kohe. Nuk ka qenë një luftë që Shqipëria se ka nisur dhe i përket Luftës së dytë botërore por Rama e lidhi me klauzolat dhe siguri që me ligjin e luftës, cështja e pronave…. Duke ngritur një çështje ka ngritur dy të tilla dhe që të dyja një patate më e nxehtë se tjetra. Jam kurioz të shoh reagimin e politikës greke sepse ai preku jo vetëm qeverinë por edhe opozitën’, tha Minxhozi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat