Si ndikon takimi me emigrantët në raportet me Greqinë? Plangarica: Rama ka qenë gjithmonë rregullatori i problemeve me shtetin fqinj

Shqipëria

Si ndikon takimi me emigrantët në raportet me Greqinë? Plangarica: Rama ka qenë gjithmonë rregullatori i problemeve me shtetin fqinj

Më: 12 maj 2024 Në ora: 23:46
Arminda Plangarica

Arminda Plangarica, bashkëkryetare e PS në Athinë, tha se kryeministri Edi Rama u prit nga emigrantët në mënyrë madhështore. Në një lidhje live për “ABC News”, ajo tha se kreu i qeverisë, megjithëse komenteve kritike, përcolli shumë mesazhe të fuqishme bashkëveprimi me qytetarët grekë.

“Ishte një eveniment që të dytë s’kemi parë në këto vite. Kemi marrë pjesë në shumë mbledhje dhe kongrese por tejkaloi çdo parashikim qoftë nga pjesëmarrja apo emocionet që u përcollën. Këngë, vallet, patriotizmi dhe jo nacionalizmi. Fëmijët e veshur me flamurin shqiptar dhe pjesëmarrja. Qytetaria që u tregua nga shqiptarët, duke mos krijuar asnjë incident. Epilogu ishte bashkëveprimi dhe bashkëjetesa me vëllezërit grekë. Jo më kot tha të rrojë Shqipëria dhe të rrojë Greqia, që ka tre javë që vlon nga një nacionalizëm mediatik populist.”, u shpreh ajo.

E pyetur se si do të ndikojë ky takim dhe mesazhet që u përcollën në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, ajo tha se Rama ka qenë gjithmonë rregullatori i të gjitha problemeve me vendin fqinj.

“Sa herë që Rama ka ardhur në Athinë ka qenë rregullatori i të gjitha problemeve që mund të kemi pasur gjatë periudhës tonë në emigracion. Me gjithë kritikën që ushtroi sepse duhet ta ushtronte, dha edhe mesazhe bashkëunimi dhe vëllazërimi. Rama ka treguar që megjithëse është shumë i ashpër sa i përket mbrojtjes së të drejtave të komunitetit shqiptar, është rregullatori i fundit i çështjeve tona të hapura diplomatike.”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat