“Faleminderit nga zemra”, Rama pas takimit me emigrantët: Hapim një kapitull të ri vëllazërimi, paqeje dhe rendi evropian me Greqinë

Shqipëria

“Faleminderit nga zemra”, Rama pas takimit me emigrantët: Hapim një kapitull të ri vëllazërimi, paqeje dhe rendi evropian me Greqinë

Më: 12 maj 2024 Në ora: 23:51
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar emigrantët shqiptarë që morën pjesë në takimin e mbajtur paraditen e së dielës në stadiumin Galatsi në Athinë. Kreu i qeverisë, teksa ka ndarë një foto në Facebook, shkruan se shpreson që të hapin një kapitull të ri vëllazërie, paqeje dhe rendi evropian me Greqinë.

Postimi i kryeministrit Rama:

“FALEMINDERIT NGA ZEMRA”

*Para nisjes për Tiranë nga Athina, pas përjetimit në çdo qelizë të frymës së thellë të atdheut mes shqiptarëve të Greqisë dhe me ndjenjën më të hatashme të mirënjohjes, për të gjithë ata që u derdhën lumë drejt Stadiumit Galatsi, ku u bënë shembëlltyra e një zemre gjigande shqiptare, që rrahu anembanë vendit fqinj, duke e shfaqur sot Shqipërinë me të gjithë krenarinë legjitime të bijve e bijave të saj dhe me dëshirën e fortë për të hapur, sipas porosisë së Naimit tonë një kapitull të ri vëllazërimi, rendi europian e paqeje me prosperitet me Greqinë, ku realiteti i ri që ka krijuar afirmimi qytetar i shqiptarëve të Greqisë, si edhe realiteti i afirmuar i grekëve të Shqipërisë, na e ka vënë mu përpara syve ftesën e urtë për ta parë të shkuarën përmes të ardhmes, e jo më anasjelltas, nëse duam bashkarisht që më në fund, Shqipëria dhe Greqia të bëjnë për popujt e tyre, atë që popujt e tyre kanë bërë për njëri-tjetrin përgjatë historisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat